Jo pak kemi lexuar e dëgjuar javën e kaluar për ndarjen e bujshme të Robert Berishës dhe Nora Istrefit. Ata kishin 13 vite së bashku, dhe ndarja thuhet se ka nisur që para një viti.
Pas konfirmimit të ndarjes nga Roberti në Instagram, ky i fundit është penduar dhe e ka fshirë postimin. Tani, dy javë pas lajmit për ndarje ai dhe Nora janë nisur me pushime në Turqi. Ata ndodhen atje për të kënaqur mbi të gjitha vajzën e tyre, Renee, por a nuk është situata paksa konfuzuese?
Kanë vendosur të jenë miq të mirë apo të jenë çift i hapur? Nuk mund të japim një përgjigje për këtë por urojmë që të gjitha keqkuptimet ndërmjet tyre të jenë zgjidhur!