Çfarë po kurdisin Getoari dhe Flori?

Showbiz

getoar flor
Bashkëpunimi i tyre i parë “Baby” pati kaq shumë sukses. Por nisur nga kjo, Flori Mumajesi dhe Getoar Selimi, kanë vendosur të mos jetë bashkëpunimi i fundit, por të takohen sërish bashkë.

getti
Dyshja kanë në plan të bëjnë një tjetër projekt të suksesshëm që shpresojmë të dalë në verën e këtij viti. Ata janë takuar dhe kanë bërë dhe një foto bashkë si për t’ju thënë fansave se diçka e madhe ju pret.

getti2
Ka qenë Flori ai i cili ka publikuar një foto nga makina luksoze e Getoarit. Nëse bëhet fjalë për një projekt të tillë, që tani mezi po e presim.