Aktorja e njohur duket se ka ndërmarrë një projekt të ri, por po bën të pamundurën për të mos e zbuluar atë. Fotografët e kanë parë shpesh në një ambjent dyqani, duke ndihmuar në përgatitjen e tij.
Por, ndërsa është pyetur nëse ky do të jetë biznesi i saj i ri, Neslihan ka thënë se është thjesht duke ndihmuar një mik të sajin. Komenti i saj jo vetëm që nuk është besuar nga askush, por burime të mediave turke shprehen të bindur se në realitet pronarja e dyqanit është vetë Neslihan por thjesht nuk do që kjo gjë të bëhet publike.