Çfarë nuk shkon me Johnny Depp?

Showbiz

depppp
Disa fotografi të fundit të Johnny Depp i kanë shqetësuar shumë të gjithë fansat e tij. Ai dukej shumë herë më i plakur, i dobët dhe i zbehtë në fytyrë. Në fakt jo vetëm fansat, por edhe miqtë e tij kanë filluar të shqetësohen për këtë gjë. Disa prej tyre mendojnë se ai nuk po kujdeset ashtu siç duhet për veten. Njëri nga miqtë e aktorit ka treguar për ‘Hollywood Life’ se kohët e fundit Johnny Depp ka qenë shumë i stresuar dhe për të larguar të gjitha mendimet e këqija ai shkon vazhdimisht në ‘party’.

johhnnnnny

Miqtë e tij thonë se Johnny nuk është aspak i sëmurë, por e gjitha kjo ka ardhur duke qenë se ai nuk tregon kujdes për shëndetin, aq më tepër që tani është i vetëm, pa një partnere. Për këtë arsye të gjithë po shpresojnë që ai të fillojë të ushqehet mirë dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes.