A e dinit se Nicolas Cage nuk është paguar për filmin që i solli atij çmimin Oscar? “Leaving Las Vegas”, i solli aktorit një çmim të artë por jo të ardhura. Këtë e ka zbuluar regjisori Mike Figgis.
Filmi u shfaq në vitin 1995 dhe u bazua në romanin e vitit 1990 të John O’Brien me të njëjtin titull. Filmi I cili përcillte skenaristin hollivudian, Ben Sanderson të interpretuar Nicolas Cage, i cili humbi gjithçka për shkak të alkoolizmit. Ai vendosi të shkonte në Las Vegas dhe të dehej deri në vdekje.Por gjatë rrugës takoi një Elisabeth Shue që ia ndryshoi jetën. Ylkli i Hollivudit fitoi një Oscar dhe një Golden Globe si aktori më i mirë, ndërsa Figgis u nominua në kategorinë e regjisorit më të mirë.
Pavarësisht suksesit të madh, të dy nuk arritën të fitonin asgjë tjetër veç çmimit.Në një nga intervistat e tij, regjisori deklaroi se buxheti i filmit ishte katër milionë dollarë. Megjithatë, ai rrëfeu se as ai as aktori nuk i mbajtën në atë kohë mëri kompanisë së prodhimit. Prodhuesit mendon se procesi i xhirimit ishte aq i mrekullueshëm, saqë ishin gati ti përsërisnin të gjitha skenat edhe një herë pse nuk ishin shpërblyer monetarisht.