Afërdita Dreshaj është pritur më së miri pas mbërritjes në Tiranë.Afërdita ka publikuar disa imazhe, në rrjetin social Instagram, ku shihet në shoqërinë e këngëtareve Fjolla Morina dhe Çiljeta Xhilaga.
Mbrëmë, ajo ka kaluar një natë vërtet të këndshme dhe nuk mungojnë videot në orët e vona nga shtrati bashkë me Çiljetën dhe shoqet e tyre.“Nata e vajzave”, ka qenë mbishkrimi që i ka lënë fotos, ku shfaqet shumë e lumtur.
Lexoni gjithashtu: Afërdita Dreshaj kthehet në Tiranë: Çfarë po përgatit ajo?
Vajzat janë mbledhur në shtëpinë e Çiljetës, pasi në një video tjetër, shfaqet Fernando teksa pret Afërditën dhe e udhëzon të parkojë.