“Rendez vous” është kënga më e re e Encës, videoklipi i së cilës dallon për skenat e nxehta që përmban. Një nga fragmentet e videos, këngëtarja i ka postuar në instagram ku komentet kanë qenë të shumta. Ndër të tjera, një nga ndjekëset e saj i shkruante: Një pyetje shumë miqësore. Cili është mesazhi vleror që përcillni në këtë këngë? Më ndihmo që ta kuptoj.”
Që ta duam atdheun, familjen dhe mësuesin. Po sikur të dalësh nga flluska jote vlerore, të bëhesh më pozitive dhe thjesht të shijosh një këngë qëllimi i së cilës është të bëjë të kërcesh dhe të ndihesh ‘happy’ për 3 minuta? Apo s’bëhet? Shpresoj që të ndihmova.”, i përgjigjet Enca ndjekëses së saj.