Çfarë mendon aktorja Farah Zeynep Abdullah për martesën?

Showbiz

Farah Zeynep Abdullah, e cila i jep jetë personazhit të Inxhisë në serialin më të ndjekur të vitit që lamë pas, por edhe këtij që sapo ka filluar, edhe pse e dëshiron aq shumë martesën me Hanin në serial, ka shprehur këndvështrimin e saj për martesën në deklaratën e fundit.  Ajo i ka bërë fansat të mendojnë se nuk e ka prioritet atë në jetën reale! Aktorja është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale dhe shpesh ndan me ndjekësit e saj mendime dhe gjykime për çështje të ndryshme duke zbuluar në jo pak raste shumë të panjohura rreth saj. Farah i ka dedikuar kohë hapësirës me pyetje-përgjigje në instagram dhe një pyetje që i është drejtuar aktores ka tërhequr vëmendjen. Ndjekësi e pyeste se në çfarë moshe, duhet të bëhet martesa dhe Farah i është përgjigjur se martesën e sheh si një zgjedhje individuale. Nëse është apo jo pjesë e jetës së dikujt, varet nga personi, intesiteti i dashurisë, por jo nga mosha. Aktorja, në jetën e saj është e dashuruar me DJ Artz dhe deri tani nuk ka folur për plane të afërta martese.