Të gjithë u ndiemë krenarë pasi për herë të parë një shqiptare do të ishte pjesë e këngës zyrtare të Botërorit. Kjo ndjesi, besojmë ka qenë e shumëfishuar për familjarët e Erës, të cilët e kanë ndjekur atë në çdo hap të sajin.
Akoma më e veçantë, kjo eksperiencë ka qenë për Norën, e cila si një profesioniste në tregun muzikor, ndoshta mund të shikojë edhe detajet e një performance që ne nuk arrijmë t’i vemë re. “Era na ka bërë krenarë gjithë shqiptarëve me performancën e finales së futbollit, e do të ketë më shumë mundësi e dyer të hapura. Jam e lumtur për Erushin tim që e dua shumë dhe kam qejf ta shoh aty ku e meriton në majën e top listave”.