Të dyja vajzat janë të apasionuara pas modës. Ndërsa Kendall e ka profesion këtë gjë, për Elvanën është thjesht pasion, por kjo nuk do të thotë që nuk përkushtohet po aq sa modelja e njohur. Por, kur vjen puna tek trendet, ndoshta është e vështirë të kuptohet se cila prej tyre e lançon më herët, dhe cila jo! Duket se kështu ka ndodhur edhe me ato të dyja! Këngëtarja Elvana Gjata dhe modelja e njohur Kendall Jenner janë shfaqur me veshje të njëjtë.
E para ka qenë Elvana, e cila ka zgjedhur këtë xhaketë të gjatë, ku lexohet qartazi Vogue, e me dizajnin me ngjyra dhe portrete të të, bëhet edhe më trendy si gjetje. Ajo ka performuar me këtë veshje në një koncert në kryeqytet, vetëm përpara disa javësh. Ndërsa, ditën e djeshme ka qenë Kendall Jenner e cila është shfaqur gjatë pjesëmarrjes në eventin e madh të modës Milan Fashion Ëeek 2018-të me po të njëjtën xhaketë.