Çfarë ka ndodhur mes Meghan Markle dhe Victoria Bekcham?

Showbiz

meghan victoria
Victoria Beckham dhe Meghan Markle janë bërë shoqe të ngushta, që në momentin që Dukesha e Sussex u shpërngul në Britaninë e Madhe pas shpalljes së fejesës me Princin Harry. Në media u shkrua asokohe se Victoria po e ndihmonte Meghan të përshtatej me Londrën dhe me jetën e re si një britanike e vërtetë. U aludua gjithashtu se fustanin e nusërisë, Meghan do ta zgjidhte nga Victoria, mirëpo nuk ndodhi kështu.Madje ajo jo vëtëm që nuk zgjodhi një fustan nusërie nga stilistja e famshme, por ka deklaruar se nuk do të veshë asnjë fustan nga Victoria Beckham.

 640 0 5bed56819c90c

Një një intervistë për Glamour kur ishte pjesë e serialit “Suits”, ish-aktorja ka treguar se i adhuron fustanet e Victoria Beckham, por nuk i përshtaten trupit të saj.“Për shembull, unë i dua fustanet e Victoria Beckham, por nuk kam bust të gjatë dhe nuk më shkojnë fustanet e Victoria Beckham”,-është shprehur Meghan Markle për Glamour. Pra, kjo është arsyeja pse Meghan nuk i vesh fustanet e Victoria Beckham. Nuk ka ndodhur asgjë mes vajzave.