Ditën e djeshme Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares së njohur Albërie Hadërgjonaj ka patur ditëlindjen. Në 26-vjetorin e saj të lindjes Anxhelinës i erdhën shumë urime nga miqtë dhe të afërmit e saj. Albëria i dedikoi një shkrim në rrjete sociale duke u shprehur krenare për të bijën, kushërinjtë dhe e motra po ashtu ama mes shumë urimeve mungonte njëri.
Beatrix Ramosaj duket se i ka prishur marrëdhëniet me kushërirën e saj dhe kjo është edhe arsyeja përse nuk e ka uruar Anxhelinën në ditën e saj të lindjes. Pasi kontrolluam rrjetet sociale të dy vajzave vihet re se ato nuk komentojnë më e as pëlqejnë fotot e njëra-tjetrës, madje-madje nuk e ndjekin më njëra-tjetrën as në Instagram. Duket se diçka me të vërtetë serioze duhet të ketë ndodhur që raporti aq i ngushtë mes dy kushurirave të jetë krisur aq sa të mos flasin më me njëra-tjetrën.