Ozge Burak ka postuar së fundmi një foto e cila ka shqetësuar të gjithë fansat e saj. Fytyra e aktores ka tërhequr vëmendje, por këtë herë jo për shkak të tipareve të saj të bukura. Ndoshta ishte poza e gabuar, ndoshta drita e gabuar, por e vetmja gjë e sigurt që mund të themi është se selfie i postuar prej saj shfaqe krejt tjetër person.
Vetulla, qerpikët, ngjyra e syve madje, forma e fytyrës, duken totalisht të “shtrembëruara”. Të jetë vallë një keqpërdorim efektesh apo photoshopi? Shpresojmë që po, pasi nuk do ishte aspak bukur të merrnim vesh se këto janë efektet e ndonjë ndërhyrjeje estetike.