Kylie Jenner ka vetëm një muaj që është bërë nënë për herë të parë. 20 vjeçarja pasi e mbajti shtatzaninë e saj të fshehtë nga mediat, më në fund ka dalë në publik. Edhe pse kjo dalje, nuk është në favor të saj.
Kylie dhe Travis, kanë marrë disa ditë pushimi për veten dhe ndodhen në Miami. Paparacët i kanë fotografuar teksa kanë dalë nga hoteli dhe dukej qartë që Kylie po mundohej të mbulonte syrin e saj. Kjo, sepse ai ishte i nxirë. Çfarë mund të ketë ndodhur vallë?