Çfarë i pëlqen më shumë te bashkëshortja dhe si u njohën; Lorik Cana i tregoi të gjitha

Showbiz

I ftuar në një emision, Lorik Cana ka treguar herën e parë që ka parë Monikën e cila tani është dhe bashkëshortja e tij. Në fillimet e lidhjes së tyre fansat nuk ishin shumë dakort pasi ai ishte lidhur me një vajzë jo nga Shqipëria por tani janë një nga çiftet më të dashura!

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhë në Shqipëri dhe mbasi jam kthyer jemi takuar dhe tash jemi bashkë që 10 vjet më parë.

I pyetur se cilat karakteristika i pëlqejnë tek ajo Loriku u përgjigj:

“Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë.”