Prej 12 javësh, Almeda Abazi ishte çdo të premte në ekranin e Vizion Plus në “Dancing with stars”. Bukuroshja shqiptare ka treguar në një intervistë për “Vizioni i pasdites” se ky ishte një projekt që nuk mund ta refuzonte. Përkrahës i saj ishte edhe bashkëshorti Tolgahan Sayisman, aktor i mirënjohur turk. Protagonisti i “Mos u dorëzo” dhe “Perla e zezë” u shpreh se në Shqipëri është pritur shumë ngrohtë dhe është shumë i lumtur që këtu numëron mijëra fansa. “Ndihem si në shtëpinë time, nuk jam ndjerë aspak si i huaj” – tha ai.
Të pyetur për ardhjen në jetë të një fëmijë, çifti u shpreh se kjo është në dorën e Zotit.
“Është kismet, nuk mund të bëjmë plan për këtë” – u shpreh ish Miss Shqipëria.