Çfarë i ka bërë fytyrës Gwen Stefani?

Showbiz

Gwen Stefani po përballet me akuza të ashpra nga fansat të cilët insistojnë se këngëtarja nuk njihej në Grammy Awards.

Twitter-i është mbushur me komente që vënë në dukje ndërhyrjen estetike të këngëtares në fytyrë.

Makijazhi i saj ishte tepër natyral, por pamja “e ngrirë” e fytyrës bëri që kritikët e rrjetit social të mendonin se Gwen është 99% fillers dhe 1% natyrale.

Në prill, ata e akuzuan se e kishte tepruar me injeksionet e buzëve dhe kirurgjinë plastike, pasi ajo mori pjesë në ACM Awards.