Çfare i bëri bashkë Nora Istrefin dhe Robert Berishën?

Showbiz

Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një ndër dyshet më të komentuar në median rozë.

Ndonëse janë divorcuar, publiku vazhdon ta dojë çiftin së bashku.

Së fundmi, duket se ata i ka bashkuar vajza e tyre, Renee.

Vogëlushja ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen në një festë përrallore, ku nuk kishin si të mungonin edhe prindërit.

Ata janë shfaqur shumë të qeshur krah Renees. Me këtë rast, Roberti i ka dedikuar edhe disa fjalë  të ëmbla të bijës.

“Të të kem ty fëmijë më bëri të kuptoj sa e bukur është jeta. Buzëqeshja jote ma zbukuron ditën. Trëndafilat janë të bukur, ëmbëlsirat janë të mira, por të të kesh ty bijë nuk krahasohet me këto dhe me talentet e tua e personaliteti tënd të mrekullueshëm. Ti je e ëmbël, fenomenale dhe e mrekullueshme, e mbështjellë në një paketë që unë e quaj: Bijë. Ti ke qenë dhe mbetesh dashuria e mamit dhe babit. Gëzuar ditëlindjen Renee”, shkruan këngëtari.

1.jpg3.jpg

3_copy.jpg4.jpg