ÇFARË E VENDOSI NË SIKLET AKTOREN NEHIR ERDOĞAN?

Showbiz

Aktorja e famshme i cila i dha jetë , protagonistes  së serialit të paharrueshëm”Melek”, është fokusuar së fundmi nga kamerat në ambjentet e një qendre tregëtare me nipin e saj. Duke përfituar nga rasti gazetarët kanë pyetur vogëlushin nëse i pëlqente të shkonte në shkollë dhe me pafajësinë që karakterizon një fëmijë, ai është shprehur se mësuesja ishte paksa e ashpër, dhe me këto fjalë ka vendosur në siklet aktoren, e cila ka ndërhyrë menjëherë dhe i ka treguar atij se kjo nuk ishte mënyra e duhur për t’u shprehur.

Ndërkohë që vogëlushi, i cili nuk ishte aspak i turpshëm para kameras, tregonte se i pëlqente të kalonte më shumë kohë në natyrë duke luajtur me kafshët se sa duke mësuar apo bërë detyrat, Erdoan ndihej në tension. Aktorja e cila duket se është gjithashtu mjaft e përkushtuar dhe e duruar me fëmijët u shpreh se kjo ishte një kohë të cilën po e shijonte shumë pranë familjarëve, pas një periudhe tepër të ngarkuar që la pas, ku kishte marrë pjesë në dy filma.

Jam një person që jetoj me xhirimet dhe nuk mund të qëndroj për shumë kohë larg sheshxhirimit. Më merr malli për punën dhe bisedat që ndaj me kolegët. Sheshxhirimi është gjithashtu një shtëpi për mua”, ishte deklarata e aktores, e cila dukej e dashuruar me profesionin e saj, njësoj si në ditët e para.