Shpeshherë Mozzik, nxjerr inatet e tij nëpërmjet postimeve në Instagram. Ai nuk publikon emra konkretë por në Insta Story bën dedikime mjaft të forta.
Mbrëmjen e djeshme ai ka postuar disa shkrime në të cilat u kundërvihet njerëzve që dikur u ka kërkuar ndihmë, por pasi nuk ja kanë ofruar, sot janë ata që kërkojnë të njëjtën gjë.
Madje, kërkon që njerëzit të japin shumë dashuri dhe ti lënë mënjanë inatet dhe ajo ç’ka i ka bërë përshtypje është fakti se njerëzit të cilët e kanë sharë, sot shkojnë në koncertet e tij.
Që pas largimit nga “On records” dhe krijimit të labelit të tij “2 euro gang”, reperi bën postime të tilla, por gjithësesi nuk dihet nëse e ka me ndonjë nga pjestarët e ish labelit ku ka qenë pjesë, apo me dikë tjetër që duket se e ka lënduar.