Çifti i njohur këngëtari Blero dhe Afrona, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre me datë 21 shtator. Dyshja po mendojnë dhe për të zgjeruar familjen, për t’u bërë prindër, por diçka i pengon.
Kjo pasi Blero dhe Afrona nuk jetojnë bashkë dhe largësia është bërë problem. Për shkak të punës, Afrona vazhdon të jetojë në Zvicër ndërsa Blero në Prishtinë.
“Unë jetoj në Prishtinë ndërsa Afrona vazhdon të jetojë në Zvicër. Unë e respektoj punën e Afronës dhe mendimet e saj. Ajo ka punën në Zvicër dhe duhet t’i mbarojë kontrata. Afrona vjen shpesh në Prishtinë dhe ne po tentojmë të jetojmë këtu. Por nëse Afrona nuk përshtatet për një kohë të caktuar, ne shkojmë në Zvicër. Do e provojmë derisa të bindem.”