Çfarë e bëri Dafina Zeqirin të përlotej?

Showbiz

daffinaa
Përpara disa ditësh, këngëtarja e njohur festoi 29 vjetorin e lindjes. Në një festë të organizuar për të, dhurata më speciale sigurisht që ishin prania e motrës së saj dhe mikeshës së saj më të mirë. Ato kishin udhëtuar posaçërisht nga Suedia dhe Kosova, për të surprizuar Dafinën ditën e ditëlindjes së saj. Duke qenë se Daffi prej kohësh tashmë jeton në SHBA, takimi me këto dy persona kaq të dashur, nuk është aq i thjeshtë apo i shpeshtë. Ditëve të vizitës së tyre në SHBA i ka ardhur fundi dhe Dafina tregon se e urren faktin që dy vajzat tashmë duhet të kthehen në vendet ku jetojnë. “Me të vërtetë e urrej faktin që ju do të largoheni prej meje të enjten,” ka shkruajtur Dafina në një Story, të shoqëruar me emoji të përlotur.

dafistory