Këngëtarjae famshme 31 vjeçare Rita Ora, mund të ishte reklamuesja më e mirë për koleksionin veshjeve sportive “Humans Being”. Ylli i muzikës pop shfaqet tepër atraktive në një përzgjedhje të veshjeve sportive shumëngjyrëshe. Krijuesja e hiteve të panumërta që prej kohësh kanë kryesuar klasifikimet botërore,ka pozuar duke nxjerrë në pah trupin e saj të patëmetë.
Koleksioni i parë i markës përmban veshje të përshtatshme për ditët e zakonshme. Ylli i hiteve të shumta duke punuar me teknikë dhe qëndrueshmëri në modë fushën e modës bëhet drejtuesja kreative e markës dhe themeluesja e saj.
“Humans Being” merr vendime të ndërgjegjshme për mjedisin që nga fillimi i dizajnit, deri te paketimi dhe madje synon drejt jetëgjatësisë së veshjes.
Krijuar nga materiale të riciklueshme , shishe plastike apo materiale natyrale si pambuku organik, koleksioni “Humans Being” disenjon veshje me cilësi të veçantë, të ndërtuara për të patur jetëgjatësi dhe për të frymëzuar të apasionuarat pasa veshjeve sportive.Koleksioni debutues përmban 12 veshje, secila në gjashtë ngjyra të ndryshme.