Kenan Imirzalioğlu ka treguar nëse është i angazhuar me projekte të reja dhe u zbuloi se asnjë projekt i ofruar së fundmi nuk ka arritur ta rikthejë atë në sheshxhirim. Duke treguar se gjithçka shkon mirë si në jetën familjare po ashtu edhe në atë profesionale, ai u shpreh se prezantimi i programit televiziv ”Kush do të bëhet milioner?” i fal një kënaqësi të veçantë dhe me modesti rrëfeu se i përshtatet shumë moderimi,por pavarësisht kësaj nuk e kishte mensuar asnjëherë të tërhiqej nga aktrimi.
Ai shtoi se thjesht është duke pritur për rolin që i përshtatet më shumë karakterit të tij artistik. Pyetjes se cili ishte perceptimi i tij për ‘rolin e duhur’, aktori iu përgjigj se për të ’roli i duhur’ nënkupton: ‘Gjithpërfshirjen e aktorit në botën psikologjike dhe çdo aspekt tjetër të personazhit që interpreton’.
”Shkurt të behesh njësh me të. Të jesh AI”, perifrazoi Imirzalioğlu, i cili e fitoi famën me dy interpretimet më të rëndësishme dhe të paharrueshme të karrierës së tij: Atë të ‘Ezelit’ në serialin me të njëjtin titull dhe personazhin mbreslënës të Mahirit në serialin “Karadai”.