Rita Ora, e pyetur se si do ta kalonte ditën nëse do të ishte e panjohur tha se do të shëtiste rrugëve dhe do të vizitonte kafene të lezetshme. Pse kaq thjesht? Sepse ajo nuk mundet dot tani t’a bëjë këtë gjë.
” Do të dukem e mërzitshme, por do të them diçka shumë të thjeshtë. Do të bëja pazar gjithë ditën me mamin dhe motrën. Do të merrja kafe dhe ëmbëlsira nëpër kafene të vockla dhe do të bridhja rrugëve. Ka kaluar shumë kohë që nuk e bëj këtë dhe s’mendoj dot për gjë tjetër më të mirë. ”
Ehh, shqiptari nuk ndahet dot nga kafja…