Cfarë do të bëjë Ylli Limani sapo të mbarojë karantina?

Showbiz

Këngëtari i talentuar nga Kosova, Ylli Limani duket se ia ka ‘frikën’ vetmisë.

Në një intervistë, ai tha në kuadrin e shakasë së dëshiron që të martohet në mënyrë që në krizën e radhës të mos jetojë vetëm.

“Sa të përfundojë karantina, do gjej grua dhe do bëj fëmijë. Imagjino të më gjejnë të gjitha krizat globale vetëm. Të paktën mbyllem me familjen time aty,” tha Ylli.

Më pas ai tregoi se arsyeja e qëndrimit vetë dhe jo me familjen ishte frika se mos po infekton prindërit e tij, prandaj edhe ka mbajtur distancimin social.