Ngjarja në ish-Bllok u bë tepër e bujshme për shkak të pranisë së Elvanës. Disa persona u konflikuan dhe situata degradoi deri në përdorimin e armëve për shkak të ngacmimit që njeri prej tyre i kishte bërë këngëtares Elvana Gjata. Pas kësaj, Elvana ka humbur çdo gjurmë dhe nuk është bërë më “e gjallë”. As aktive në rrjete sociale, as promovime për klipin me Poo Bear siç bëjnë të gjithë artistët.
Muaji Tetor e në vazhdim na ka bërë të humbim çdo gjurmë të saj. Ajo ka qëndruar larg publikut, në heshtje për dy muaj, por ka ardhur momenti të rikthehet. Data 2 Dhjetor do të jetë edhe data që ne do të dëgjojmë përsëri për Elvanën, pasi në çdo kinema do të shfaqet filmi “2 gisht mjaltë”, xhirimet e të cilit janë realizuar muaj më parë. Këtë konfirmim e ka dhënë edhe vetë producenti i filmit, Ermal Mamaqi.