Ajo për të cilën të gjithë janë kuriozë pas dasmës mbretërore janë dhuratat. Si në çdo dasmë të ftuarit dërguan dhe vazhdojnë të dërgojnë dhurata të shumta për Harry-n dhe Meghan, por çdo gjë po iu kthehet mbrapsht. Kjo për shkak të protokollit, pasi familjes mbretërore nuk i lejohet të marrë dhurata nga njerëz apo biznese që nuk i njohin personalisht, sepse mund të quhet shfrytëzim.
Para dasmës çifti kërkoi nga të ftuarit që në vend të dhuratave, t`i jepnin për bamirësi ato para. Por me sa duket, të ftuarit nuk janë bindur dhe kanë dërguar dhurata, të cilat kapin vlerën e 9 milionë dollarëve dhe po ju kthehen mbrapsht të gjithëve.