Serenay Sarıkaya ka zbuluar së fundmi se çfarë admiron më tepër tek një person. E pyetur lidhur me elementin të cilit i jepte më shumë rëndësi gjatë komunikimit, aktorja sharmante i është përgjigjur “Vështrimi në sy”. Ajo u shpreh se komunikimi me sy është i vetmi që mund të tejkalojë fjalët. “E kuptoj vërtet një person kur e shoh në sy, apo kur shoh tek ai përpjekjen për t’i larguar ata gjatë bisedës. Në fakt shikimi krijon nje dritë dhe një energji mes dy njerëzve” u shpreh Sarıkaya duke shtuar se kur ajo sheh personin përballë pa e fshehur shikimin, kjo i jep besim. Shikimin në sy, aktorja e cilësoi një komunikim të heshtur e pa tinguj, por shumë domethënës. “Nuk mund t’i heq sytë nga njerëz të tillë “-ishin fjalët e aktores, e cila ka treguar përmes kësaj përgjigjeje se përtej bukurisë dhe famës, është një person detajist kur vjen puna tek personat që ka përballë.