Ceyda Düvenci ka reaguar ndaj pretendimeve se ishte tradhtuar nga ish-bashkëshorti i saj Bülent Şakrak. Düvenci ishte martuar me kolegun e saj në vitin 2015. Ata u divorcuan korrikun e vitit të kaluar dhe prej rreth 3 muajsh ajo po jeton një lidhje të re dashurie me producentin Güçlü Mete.
Së fundmi ajo ka uruar të dashurit të saj në ditëlindjen e tij dhe i ka dedikuar një mesazh të ndjerë. “Je shumë i çmuar për mua dhe ke prekur zemrën dhe jentën time me mirësinë, inteligjencën, dashurinë dhe ndjeshmërinë tënde!Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im, më vjen mirë që banoj në zemrën tënde. Zemra parashikon atë që mendja nuk mundet. Të jesh NE është mrekullia më e bukur e jetës sime!”
Njikohsisht ajo nuk ka humbur rastin të sqaroj një herë e përgjithmonë ata që shfaqin interes ndaj jetës së saj private dhe ndryshimeve në muajt e fundit përmes deklaratës: “Unë nuk do të flas për këtë çështje. Ndonjëherë heshtja është përgjigja më e mirë. Kjo është hapësira ime personale, përse duhet ta shndrroj në publike atë çka më përket vetëm mua? “.
Tetë muaj pas ndarjes nga ish- bashkëshorti, aktorja e njohur po vazhdon rrugën e saj dhe qëndron indiferente ndaj thashethemeve që vazhdojnë të ngrenë pik pyetje mbi arsyet e përfundmit të martesës. Ceyda Düvenci e cila prej kohëshi ka dhënë një drejtim të ri karrierës së saj, duke qenë një nga prezantueset televizive më të suksesshme me programin e saj në mediat vendase, kujtohet për disa role në seriale të ndryshme, ndër to atë të Banusë në serialin ” Një mijë e një netë”.