Ceremonia e çmimeve Oscar shtyhet në një datë tjetër

Showbiz

Organizatorët e ceremonisë së çmimeve “Oscar” kanë vendosur që ta shtyjnë datën e kësaj ceremonie për shkak të pandemisë COVID-19, raporton Daily Mail. “Oscar 2021” është shtyrë me 2 muaj, pasi ishte planifikuar të mbahej në 28 shkurt 2021, ndërsa tashmë do të zhvendoset në 25 prill 2021.

“Për më shumë se një shekull, filmat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngushëllimin, frymëzimin dhe argëtimin tonë gjatë kohërave më të errëta”, tha në një deklaratë presidenti i Akademisë David Rubin.

“Ata sigurisht që do luajnë rol të rëndësishëm edhe këtë vit. Shpresa jonë, në zgjatjen e periudhës së pranueshmërisë së filmave dhe datës sonë të ndarjes së çmimeve, është të sigurojmë fleksibilitetin e producentëve që të përfundojnë dhe lëshojnë filmat e tyre pa u ndëshkuar për diçka përtej kontrollit të kujtdo”, shtoi ai.