Cemre Baysel, e cila ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen me aktrimin e saj të suksesshëm, është së fundmi në rendin e ditës me postimet e saj në rrjetet sociale dhe ka ndezur diskutime të shumta lidhur me jetën e saj private. Aktorja e njohur jetoi një lidhje dashurie me yllin e serialeve Aytaç Şaşmaz dhe pas një kohe të gjatë nga ndarja e tyre, foli për herë të parë lidhur me thashethemet se ishte pajtuar me kolegun dheish-të dashurin e saj Aytaç Şaşmaz. Dashuria e tyre nisi në sheshxhirim dhe mori përmasa reale pas bashkëpunimit të tyre në një prej projekteve të hershme. Ditët e fundit, dy aktorët janë parë së bashku të kapur përdore dhe kjo skenë ka mjaftuar për të ndezur spekulimet se flaka e dashurisë së tyre, nuk është shuar asnjëherë. Por çfarë ka thënë vet aktorja gjatë një deklarate të bërë pas kësaj?
Baysel, e cila kujtohet me interpretimin e personazhit të Melisës, në serialin “Mos ma lësho dorën”, dhe aktori i njohur në një moment të rrugëtimit të tyre të përbashkët, u larguan nga njëri-tjetri deri sa i dhanë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Në fakt, pritej që ata të martoheshin por ajo që ndodhi më pas befasoi fansat e të dyve. Në një nga intervistat e fundit, aktorja është pyetur pikërisht për këtë dhe ka shpjeguar për fansat e saj: “Unë nuk jam i zemëruar me askënd, ende e vlerësoj shumë Aytaçin dhe ai nuk e ka humbur për asnjë çast vlerën në sytë e mi, por të dy e kemi pranuar fundin dhe e kemi kaluar tashmë atë fazë“.
Ndarja e çiftit në dhjetor të vitit 2022 u rendit në krye të artikujve të shtypit roz dhe befasoi shumë edhe prej kolegëve të tyre, por shumë kohë më vonë duket sikur kjo plagë ka fiulluar të shërohet duke mos I mbajtur zemrat dhe mendjet e tyreAktorja bukuroshe tha: “Jam shumë e lumtur. Gjithçka po shkon mirë në jetën time.