Regjisori i njohur Cem Yilmaz, së fundmi është duke u përballur me një problem jo fort të këndshëm. Ai ka disa kundërshtime në lidhje me kompaninë me të cilën realizoi projektin e fundit. Cem dhe kompania Mars, duket se nuk kanë rënë dakord në moment të fundit rreth kushteve të publikimit të këtij projekti, i cili pritej të shfaqej shumë shpejt në kinema.
Kompania ka rritur ndjeshëm biletat për të parë projektin, duke përfshirë këtu edhe disa kompani pijesh dhe ushqimesh, si një paketë e plotë kinemaje. Kjo gjë i ka larguar pak fansat, duke qenë se çmimi nuk ishte fort i pranueshëm. Nga ana tjetër, Cem thotë se të ishte për të, mundej edhe t’i jepte falas biletat pa asnjë problem. Ndërkaq, “premiera” e cila nuk u zhvillua duket se nuk ka më kuptim, pasi projekti i tij është shpërndarë në mënyrë pirate në disa shtete. Duke parë situatën e tensionuar, Cem ka vendosur të largohet për pak ditë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me partneren e tij, aktoren Defne Samyeli.