Cem Yilmaz dhe partnerja e tij, aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli”, Defne Samyeli, janë fotografuar mbrëmjen e djeshme nga paparacët teksa kishin dalë familjarisht. Mirëpo, ndryshe nga herët e tjera, Cem kësaj radhe është revoltuar tejmase me paparacët, duke thënë se: “Kjo nuk është më një lojë, nuk është një shaka!”
Producenti i referohej faktit se së bashku me ta, ishin edhe 2 vajzat e tyre të vogla. Madje, çifti kishte dalë pikërisht për të shoqëruar vajzat për të parë një shfaqje kukullash, informacion i cili ishte marrë vesh edhe nga paparacët. Sipas Cem dhe Defne, është normale që ata të ndiqen nga paparacët dhe axhenda e tyre të zbulohet, por nuk është aspak normale që paparacët të “shkatërrojnë” edhe aktivitetet e fëmijëve të tyre.