Cem Belevi, i jep fund lidhjes së tij romantike…

Showbiz

Këngëtari dhe aktori Cem Belevi, të cilin e kujtojmë me personazhin e Deniz Aras në serialin “Pavarësisht dashurisë, transmetuar më herët në Tring, së fundmi i ka dhënë fund romancës me İrem Derici. Ata filluan të jetonin së bashku verën e kaluar. Po flitet se arsye për ndarjen e tyre është bërë një tradhëti. Ai është pyetur nga gazetarët për këtë, por i ka bërë bisht përgjigjes dhe e ka orientuar bisedën gjatë intervistës drejt projekteve të reja. Ai tha se i pëlqen të ndihet i zënë me punë dhe është gjithmonë në kërkim të situatave që e frymëzojnë. Belevi tregoi se aktualisht është duke punuar për albumin e radhës dhe nuk i thotë ‘jo’ mundësive të reja që i paraqiten.