Celine Dion cilësohet si një nga zërat më magjikë dhe ndër vite ka qenë një nga këngëtaret më të kërkuara në mbarë botën. Pavarësisht kësaj, duket se Celine nuk e ka problem të vlerësojë edhe artistët e tjerë. Së fundmi ajo ka lavdëruar publikisht Lady Gaga-n, duke e cilësuar si një nga zërat më të bukur të muzikës. Lady Gaga këtë vit bën pjesë në listën e 100 personazheve më me influencë të revistës “Time” dhe për të ka bërë një përshkrim të shkurtër kolegia e saj, Celine Dion.
“Unë e dashuroj Lady Gaga-n. Mendoj se ka një nga zërat më të bukur në botë: të fuqishëm, bindës, pasionantë, të ndjeshëm”, ka shkruar Celine për ‘Time’. Ndër të tjera Dion ka vlerësuar origjinalitetin e Gaga-s, sepse sipas saj ajo nuk ka rregulla, nuk ka kufizime.“Zëri i Lady Gaga-s dëgjohet edhe nëse mbështet komunitetin LGBT, edhe nëse flet kundër bullizmit”, ka thënë Celine. Ajo nuk ka lënë pa përmendur edhe aftësinë e jashtëzakonshme të Lady si aktore. Gaga debutoi për herë të parë si aktore me filmin “A Star is Born”, për të cilin fitoi edhe çmim “Grammy”.