Celine Dion shpjegoi sëmundjen e saj me lot: “Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem”

Showbiz

Celine Dion, e cila prej dy vitesh po lufton me një sëmundje të rrallë neurologjike, nuk i mbante dot lotët teksa ka folur për sëmundjen që e largoi nga skenat: “Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem. Dhe nuk do të ndalem”, ishin fjalët që ajo ka përdorur në rrëfimin e saj të fundit për jetën dhe shëndetin e saj, duke u ndalur kryesisht te ndjenjat dhe mënyra se si po i përjeton këto  ditë të vështita këngëtarja dhe si ajo përballet me faktin e qëndrimit larg skenave dhe koncerteve.  Celine Dion bëri deklarata të sinqerta në lidhje me sëmundjen e ashtuquajtur  ‘Sindroma së Personit të ngurtë’, në dokumentarin e  ardhshëm “I Am Celine Dion”.  Këngëtarja e famshme kanadeze nuk i ka mbajtur dot lotët gjatë promovimit të dokumentarit të saj. “Unë u diagnostikova me një sëmundje shumë të rrallë neurologjike. Nuk isha gati të flisja për këtë çështje më parë por tani  jam gati dhe e kam  pranuar” thotë ajo në trailerin  i cili tregonte disa nga performancat e saj  në turnetë e kaluar dhe nga regjistrimi i këngëve në studio.  Në dokumentar përfshihen edhe pamjet e këngëtares duke marrë terapi fizike. “Punoj shumë çdo ditë. Por duhet ta pranoj se ishte një luftë. Më mungojnë shumë koncertet. Njerëzit. Më mungojnë ata. Nëse nuk mund të vrapoj, do të eci. Nëse nuk mund të eci, do të zvarritem”. thotë ajo ndër të tjera. Dion nuk i mbajti dot lotët teksa tha: “Dhe nuk do të ndalem”.

Këngëtarja u diagnostikua me sëmundjen e rrallë në vitin 2022. Kjo sëmundje njihet si një problem shëndetësor kronik që shkakton ngurtësim të muskujve të shoqëruar me spazma të dhimbshme të muskujve. Megjithëse simptomat e sëmundjes ndryshojnë nga personi në person, është evidente ecja e ngadaltë, shikimi i dyfishtë dhe vështirësia në të folur. “Nuk është e vështirë të ngjitesh në skenë. Është e vështirë të anulosh shfaqjen“, tha 56-vjeçarja, së cilës iu desh të riplanifikonte turneun evropian pas diagnozës. Ajo më vonë njoftoi se i gjithë turneu botëror në maj të vitit të kaluar  ishte e anuluar. “Dua që të gjithë ta dini se nuk po dorëzohem”, shkroi ajo në një deklaratë të asaj periudhe. Në një intervistë për Vogue muajin e kaluar, kur u pyet nëse fansat do ta shihnin përsëri në turne, Dion tha:”Nuk mund t’i përgjigjem kësaj. Sepse prej katër vitesh i them vetes se nuk do të kthehesha, se isha gati dhe se nuk isha gati. Në këto rrethana nuk mund të qëndroj këtu dhe t’ju them “Po, pas katër muajsh”. Nuk e di… do të më thotë trupi im. Nuk dua të pres! Të jetosh pa menduar për të nesërmen është shpirtërisht e vështirë. Unë jam duke punuar shumë dhe nesër do të jetë edhe më e vështirë. Nesër është ditë tjeter. Por ka disa gjëra që nuk do të përfundojnë kurrë, vullneti, pasioni, ëndërra, vendosmëria…”.