Çdo serial turk ka 10 lloje të ndryshme fansash. Cili prej tyre je ti?

Showbiz

tukkss

Serialet turke janë kthyer në një fenomen në të gjithë botën. Fama e tyre ka arritur deri në vendet ‘mëmë’ të serialeve si në Argjentinë apo Meksikë. Fansat nga e gjithë bota janë dashuruar pas aktorëve protagonistë dhe i ndjekin ata në rrjete sociale apo në intervista të ndryshme. Edhe pse mund të jenë nga shtete të ndryshme, këto grupe fansash janë kudo në botë. Cili prej tyre je ti?

No 309 4112 galeri resim ce2aceaf c7e9 48e3 a45a c47bfff1be58 mpositioned 640x360

1. Fansat që dijnë gjithçka
Këta janë ndjekës besnikë që dinë gjithçka për jetën e aktorëve kryesore. Dinë me kë ata janë të dashuruar, me kë janë ndarë, sa fëmijë kanë etj. Kanë gjithmonë informacione mbi showbizin turk. Sigurisht këtu ndikojnë edhe të gjithë të rejat që mësojmë nga Tring Stars.

Lajmi

2. Fansat kritikë
Këta shikues vendosin në pikëpyetje çdo ngjarje në serial. Për ta personazhet ndahen si me thikë: janë ose shumë të mirë ose shumë të këqinj. Madje, këta ndjekës shpesh, ngatërrojnë edhe personazhin me aktorin në jetën reale. Mendojnë se karakteristikat e rolit të një aktori janë të tilla edhe në jetën reale.

large

3. Fansat e paduruar
Këta shikues nuk mund të presin dot deri nesër për të mësuar se çfarë do të ndodhë në episodin e ardhshëm. Ata kërkojnë në internet, për të mësuar vazhdimin e historisë, mundësisht shohin edhe direkt episodin e fundit. Vërtet të paduruar apo jo?

heyaaja

4. Fansat që nuk i pëlqen fundi
Kur “Dashuri e pafund” përfundoi të gjithë ishin kundër këtij fundi. Dukej sikur shikuesit kishin luftuar vet për dashurinë e Nihan dhe Kemal ndaj nuk mund të binin dakord se fundi i tyre do të ishte tragjik. Kudo nëpër komente, fansat si në Turqi edhe në Shqipëri ishin të pakënaqur me fundi.

5a13b9d7c03c0e315cccb96a

5. Ata që nuk shohin seriale por në fakt…
Ka edhe nga ata që nuk e pranojnë se i shohin serialet, por ama nëse hapet një temë e tillë diskutimi, zbulohet se kanë shumë më shumë informacione se të tjerët. Këta persona nuk i shohin zakonisht, i shikon familja dhe ata detyrohen prej tyre. E keni degjuar këtë justifikim apo jo?

inadina ask final yapiyor 1454164605

6. Fansat këmbëngulës
Pavarësisht çdo lloj eventi tjetër të transmetohet, ata nuk ndryshojnë për asgjë në botë. Këmbëngulin që të shohin serialet e tyre të preferuar, mundësisht të fshehin edhe telekomandën e TV.

91y2mkzzh36dm6zd

7. Fansat e dashuruar
Shumë prej jush do ta gjejnë vetën këtu pasi të gjithëve na ndodh që një nga aktorët të na pëlqejë më shumë se të tjerët. Këta fansat janë të dashuruar pas Baris Arduc, Burak Ozcivit, Tolgahan Sayisman apo aktorëve të tjerë simpatikë të serialeve turke.

aktorturk

8. Fansat që kundërshtojnë jetën e tyre private
E dini se fansat e Baris Arduc, si në Shqipëri edhe në Turqi, janë kundër lidhjes së tij me Gupse Ozay. Shpesh, ata kanë shpërthyer në komente negative pasi mendojnë se parterja e saj nuk është e denjë për të. E njëjta gjë ka ndodhur edhe për aktorin Kivanc Tatlitug.

baris arduc 182031SC

9. Fansat vëzhgues

Këta fansa mundohen të kapin çdo detaj. Ata e kuptojnë se kur regjisori ka bërë ndonjë gabim. Nëse veshja e personazhit ndryshon atëherë kur nuk duhet apo çanta nga ana e majtë papritur gjendet në anën e djathtë, dijeni se atyre nuk i ka shpëtuar asgjë, as barku i rrumbullakosur i Syrejasë tek “Nusja nga Stambolli”.

resim 123355VZ

10. Fansat romantikë

Ata presin që në episodin pasardhës të shohin një skenë romantike, një përqafim, një puthje, edhe pse kjo e fundit në serialet turke ndodh disi me vonesë.

large