Cardi B është artistja e rradhës në SHBA e cila ka hyrë në klimën politike dhe ka komentuar ngjarjet e fundit, të shkaktuara nga mbyllja e qeverisë me urdhër të presidentit Trump. Me anë të një video-je të postuar në Instagram Cardi i kujton të gjithëve që kanë kaluar tre javë nga mos funksionimi normal i shtetit dhe ky është një problem shumë i madh.
“Dua vetëm t’ju kujtoj që kanë kaluar më shumë se 3 javë nga mbyllja e qeverisë dhe Trump tani është duke urdhëruar punonjësit e shtetit të dalin në punë pa u paguar.”-thotë reperja dhe nuk e ka aspak gabim, pasi presidenti i SHBA-ve i kërkoi 46 mijë të punësuarve nga qeveria që të vazhdonin të punonin si normalisht, në mënyrë që të mblidhen taksat, aeroportet të jenë të sigurtë dhe që të vazhdojnë të kontrollohet cilësia e ushqimeve në treg.
Gjithashtu Cardi tha se është e vërtetë që dhe Obama e mbylli për 17 ditë qeverinë e tij kur ishte në krye të presidencës por ai kishte një arsye madhore, pasi kërkonte të aprovohej ligji i shëndetësisë falas. Artistja tha në videon e saj dhe se: “E di që ju ndoshta nuk ju interesoni të dini për këtë mbyllje të qeverisë”- dhe me ju e ka fjalën për 39.7 milionë djekësit e saj-“ Sepse shumica prej jush nuk punoni për qeverinë, madje disa nga ju nuk kanë as një vend pune, por kjo çeshtje është serioze. Vendi ynë është një ferr dhe e gjitha për një mur. Duhet të bëjmë diçka, nuk e di se çfarë, nuk jam eksperte në këtë gjë por është çmenduri. Ndihem shumë keq për njerëzit që duhet të shkojnë në punë dhe nuk do të paguhen.“