Cardi B po përballet së fundmi me disa akuza ligjore! krijuesi i kostumit që ajo veshi në Halloween, solli një version të fustanit të frymëzuar nga personazhi legjendar Marge Simpson nga shfaqja më e gjatë e animuar në histori. Alexsandro Palombo krijoi këtë personazh në vitin 2013.
Ai ka punësuar ditët e fundit avokatin Claudio Volpi, ekspert për mbrojtjen e ligjit të ‘pronësisë intelektuale’, për të krijuar një çështje kundër emrit të njohur të muzikës.
Volpi tha se Cardi B ka përvetësuar në mënyrë të paligjshme punën e Alexsandro Palombos thjesht për qëllime biznesi, në kundërshtim me rregullat më elementare për të drejtat e autorit dhe politikat e Instagramit, dhe si pasojë e diskreditimit për imazhin e saj publik, rrezikon një kompensim të konsiderueshëm monetar.
Palombo kontaktoi gjithashtu stilistin e Cardit, ekipin publicitar të ‘Atlantic Records’ dhe fotografen e saj Jora Frantzis, për të ditur më shumë rreth historisë pas kostumit të Halloweenit, por kjo e fundit përdori justifikimin se nuk ishte në dijeni se pas këtij imazhi, qëndronte një artist që kishte krijuar një personzazh më parë.