Cardi B përzgjedh fotografin shqiptar për promovimin e klipit të saj!

Showbiz

cardi
Fotografët shqiptarë po arrijnë suksese të mëdha nëpër botë dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë fakt. Me siguri i keni parë dhe fotot e fundit të Cardi B për të promovuar klipin e ri. A e dinit që ato janë produkt i një fotografi shqiptar? Bëhet fjalë për Albert Marashin. Ai jeton në Shtetet e Bashkuara dhe ka më shumë se 10 vite eksperiencë në këtë fushë. Ai tashmë është drejtor artistic i studios së tij në New York.

alberti 577x1024

Me një edukim në “Fashion Institute of Technology” dhe përvoja me marka prestigjioze si Forbes,Macy’s apo Ralph Lauren, mesa duket ai ka arritur të kapë vëmendjen e këngëtares së njohur. Fotografitë janë realizuar për promovimin e klipit të ri të Cardi B me El Alfa- “Mi mami”. Njëra prej tyre është postuar dhe nga vetë këngëtarja. Sensuale dhe në formë perfekte, Alberti ka arritur të kapë të bukurën tek ajo.

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Albert Marashi (@albertmarashistudio) on Nov 3, 2018 at 9:13am PDT