Cardi B nuk ndalet, së shpejti një spektakël të sajin në televizion

Showbiz

Cardi B synon që gjithmonë emri i saj të shfaqet kudo dhe siç duket ëndërrën e saj po e bën realitet. Mediat e huaja kanë mësuar se këngëtarja e njohur ka aplikuar për të pasur një spektakël të sajin në televizion. Në planet e televizionit për Cardi B përfshihen shërbime argëtuese në formën e disa episodeve ku do marrin pjesë artistë dhe personazhe të famshëm.

Këngëtarja ka vendosur që spektakli i saj të mbajë emrin “Bocktails ëith Cardi B” dhe ka kërkuar që ta përdorë edhe si markë për një sërë produktesh, duke përfshirë edhe një linjë veshjesh. Cardi B nuk do të ndalet vetëm me kaq në markën e saj, ajo do e përdorë edhe për disa pije alkoolike, përveç birrës.