Ka filluar tashmë java e modës dhe sigurisht personat publikë, janë të ftuar nëpër sfilata të ndryshme. Dy prej tyre, ishin reperet Cardi B dhe Nicki Minaj. Dihet prej vitesh tashmë, që midis tyre nuk ka patur dhe vështirë se mund të ketë ndonjëherë miqësi, por ajo çka ndodhi gjatë eventin i ka shtangur të gjithë. Si të mos mjaftonin DISS-et apo ofendimet ndaj njëra-tjetrës, dy reperet janë përplasur fizikisht. Në videot e postuara nëpër rrjete sociale, shihet sesi Cardi e gjuan Nickin-n me këpucë dhe pas ceremonisë, shfaqet teksa largohet me syrin e nxirë.
Minaj nga ana tjetër, ka dalë e padëmtuar nga ky sherr, pasi kishte pranë saj ekipin e sigurisë.Me incidentin në fjalë, tashmë janë duke u marrë autoritetet policore. Vetëm pak orë pas kësaj ngjarjeje, Cardi i është drejtuar Instagramit për të treguar të vërtetën. “Të kam lënë të flasësh keq për mua! Por kur ti përmend fëmijën tim, apo bën komente për aftësitë e mia për t’u kujdesur për vajzën, këtu nuk ka më tolerim. Kam punuar shumë dhe kam arritur shumë larg për të lënë dikë të tallet me suksesin tim,” ishte një pjesë e deklaratës së saj.