Më herët ka pasur disa thashetheme se modelja Cara Delevingne ka qenë në një lidhje me këngëtaren amerikane Annie Clark, pasi është parë teksa mbante në dorë një unazë fejese në disa foto në Instagram. Pavarësisht spekulimeve të ndryshme, modelja ka pranuar se është më e dashuruar se kurrë. Këto deklarata ajo i ka dhënë në një intervistë për revistën “Vogue” për botimin e muajit shtator.
“Jam plotësisht e dashuruar… Më herët nuk e dija çfarë ishte dashuria, dashuria e vërtetë. Nuk e kuptoja. Tani e di kuptimin e saj. Edhe nëse bëhet fjalë për dashurinë ndaj vetes, ndaj botës dhe ndaj partneres”,- është shprehur Delevingne.
Duke folur në lidhje me eksperiencën në aktrim ajo është shprehur se është në hapat e parë dhe ende është duke mësuar. Ndoshta do të vazhdonte ta bënte edhe nëse nuk do e paguanin fare.
Për sa i përket seksualitetit të saj ajo është shprehur:
“Që fëmijë e kam përdorur fjalën homoseksual si një fjalë të keqe, të gjithë miqtë e mi e bënin. Prindërit e mi kanë qenë kaq shumë përkrahës. Unë jam shumë e dashuruar dhe nëse njerëzit duan të më quajnë “gay”, le të më quajnë. Dashuria që ndiej për të dashurën është arsyeja përse jam e lumtur. Kjo është një mrekulli”.
Në muajin maj thuhet se Cara i ka propozuar në gjunjë në kullën Eiffel të dashurës së saj. Sipas dëshmitarëve nuk ishte e sigurt nëse ishte një shaka apo diçka serioze nga ana e saj, megjithatë unaza në dorën e modeles dëshmon një hap të madh.