Cara Delevigne: Si u përballa me depresionin dhe tundimin për vetëvrasje kur mësova se isha panseksuale

Showbiz

Modelja dhe aktorja e njohur Cara Delevingne ka folur së fundi për betejat e saj në lidhje me tundimin për vetvrasje në periudhën që nuk pranonte dot seksualitetin e saj. 28 vjeçarja, e cila e identifikon veten si panseksuale, shprehet se ka pasur pikëpamje homofobike kur ka qenë më e re dhe u rrit duke ndjerë ‘neveri’ nga ideja e të paturit partner të të njëjtit seks përpara se të mësonte të donte veten.

Cara, e cila ka pasur lidhje me yje si St Vincent dhe Ashley Benson, beson se depresioni masiv që ajo ka kaluar ka të bëjë me betejën për të pranuar seksualitetin e saj. Ajo është hapur për Gëyneth Paltroë në pdcastin e saj Goop, duke treguar se e kaluara e saj homofobike derivonte nga një edukim konservator.

“Unë jam rritur në një familje me tradita të vjetra. Nuk kam njohur kurrë dikë që ishte gay”, u shpreh ajo.

‘Mua më neveriste ideja e të pasurit një partner të të njëjtit seks. Unë e ndërlidh depresionin masiv dhe tundimet për vetëvrasje me të pasurit turp për atë që isha. Por në fakt kjo ishte një pjesë imja që unë e dua shumë dhe e pranoj.’

Cara e përshkruan veten si panseksuale, që do të thotë se një person nuk është i kufizuar në zgjedhjen e vet seksuale nga seksi biologjik, gjinia ose identiteti gjinor.