Pak kohë më parë Capital T solli këngën e tij më të fundit ‘Kujtime’, e cila u kthye menjëherë në hit, e pas saj ka prezantuar edhe disa projekte të tjera muzikore. Ndonëse 28-vjeçari ka qenë tepër i zënë me suksesin që i kanë sjellë videoklipet e fundit, ai sërish nuk ka mundur të shkëputet nga stërvitja e tij e përhershme.
Me një video të publikuar në ‘Instagram’, Capital T ka treguar se sa e rëndësishme është për të kjo rutinë. Ai ka shkruar: “Nuk mund të qëndroj pa u stërvitur edhe nëse jam jashtë vendit, nuk ka rëndësi nëse është një udhëtim biznesi, nëse jam me familjen apo në pushime”.Kujtojmë se nuk është hera e parë që Capital T ndan me të gjithë pasionin e tij për sportin. Edhe herë të tjera këngëtari ka treguar me anë të disa postimeve në ‘Instagram’, përkushtimin e tij të madh në stërvitje.