Disa javë më parë, Capital T publikoi këngën e tij më të fundit ” Akull “.
Pas publikimit, dëgjuesit vunë re një ngjashmëri të pjesës së refrenit të këngës, me kolonën zanore të një filmi të Bollywood, “Ek Villain”. Ajo që i shtoi më shumë dyshimet se një gjë e tillë kishte ndodhur, është fakti që kënga u bllokua pak ditë pas hedhjes në Youtube, nga kompania që zotëron të drejtën e muzikës së “Ek Villain”, T-Series. Pra, ekzistonte mundësia që kënga e tij të ishte e vjedhur.
View this post on Instagram
Pak ditë më vonë, kënga u rikthye në Youtube. Në një emision ai qartësoi: “Kemi pasur një problem, realisht, me zërin indian në këngë. Ajo është kolona zanore e një filmi indian, që unë nuk e kam ditur. Unë e kam blerë këngën prej producentit, e nuk e kam ditur që ai e ka përdorur në atë mënyrë, nuk ka marrë leje. Kështu që kompania në fjalë, që kishte të drejtat për atë këngë, një prej më të fortave në Youtube, e bllokoi momentalisht projektin dhe kanë dërguar e-mail, kanë treguar kush janë dhe arsyen pse e kanë bllokuar.”