Capital T është një ndër të shumtët personazhë të cilët publikuan diçka për festën e Shën Valentinit. Por, ne po e veçojmë nga të tjerët për një arsye fare të thjeshtë. E dashura e tij, nuk është aspak ashtu siç mund ta imagjinonim. Madje, nuk qenka as vajzë. Capial T ka postuar një foto duke mbajtur në krahë një arush të madh, duk e e cilësuar si “dashuria” e tij për ditën e Shën Valentinit. Epo, në fund të fundit, kush nuk do e donte një arush pellushi për Shën Valentin?