Surprizat kanë qenë të shumta mbrëmë në skenën e Time Capsule!
Në koncertin e tij të parë në Tiranë, Capital T vendosi të shfaqë dokumentarin për jetën e tij dhe muzikën. Mes të tjerave ai foli për herën e parë që kishte kënduar në kohën e luftës dhe kur kishte marrë mikrofonin në dorë vetëm 7-8 vjeç:
“Hera e parë që kam zënë mikrofonin me dorë ka qenë në kohën e luftës, viti ’99 këndonim si refugjatë. Ishim në një lokal dhe unë u afrova aty me një shoqen time për të kënduar, Isha 7-8 vjeç”, u shpreh ai.
Pjesa më kulminante e dokumentarit ishte kur Capital T tha se mund të lërë ose jo muzikën.
“Edhe mund ta lë ose mund të mos e lë muzikën. Krejt pas koncertit kam për të thënë se çfarë kam për të bërë”, u shpreh Capital T duke i befasuar të gjithë.
Nuk e dimë se çfarë do të vendosë Capital T, por shpresojmë që të vijojë të sjellë hite hite të tjerë si këto deri më sot.