Capita T u jep «shuplakën» e merituar të gjitha komenteve negative!

Showbiz

capital T red
Capital T është përfshirë shpesh në fushata të ndryshme bamirësie në ndihmë të familjeve në nevojë. Për festat e fundvitit këngëtari u është gjendur pranë shumë fëmijëve të cilët nuk munden të marrin një dhuratë si gjithë të tjerët.Megjithatë edhe në të tilla raste ka persona, të cilët nuk ngurrojnë të hedhin baltë ndaj veprave të tilla të bamirësisë. Siç duket Capital T nuk i ka pritur aspak mirë fjalët dashakeqe dhe ka reaguar shumë ashpër ndaj tyre.

Screenshot 11 9 e1545817832534

“Për të gjithë ata njerëz të lig që ju pengon bamirësia ime e ata të cilët kanë shpirtin për të sharë humanitetin e çfarëdolloji, zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë prej urrejtjes që keni në shpirt. Kur ju pengon humaniteti mendo sa shumë ju pengon suksesi im”, – ka shkruar këngëtari në një postim në ‘Instagram’. Gjithsesi ai ka shtuar se të tillë njerëz nuk do e pengojnë për të vazhduar me aksionet e tij të bamirësisë.

Screenshot 10 10